Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një person si dhe ngrit 3 aktakuza për 4 të tjerë

29.04.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 80 aktakuza kundër 104 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 5 persona, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 8 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një person si dhe ngrit 3 aktakuza për 4 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 80 aktakuza kundër 104 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 5 persona, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si  dhe ka ngritur tre aktakuza kundër 4 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.    

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.           

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.   
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.  
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së” thuhet në njoftimin e prokurorisë.