Prokuroria e Prizrenit brenda 48 ore ka ngritur 15 aktakuza, ndalohen 4 persona

09.12.2020

Prokurori i shtetit bënë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza, kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar. Gjithashtu, Prokurori i shtetit njofton se janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 48 ore ka ngritur 15 aktakuza, ndalohen 4 persona Foto: Ilustrim

Prokurori i shtetit bënë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza, kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.

Gjithashtu, Prokurori i shtetit njofton se janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).