Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 8 aktakuza dhe ka ndaluar 2 persona

09.02.2021

Prokurori i Shtetit, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur (53) aktakuza kundër (69) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë (7) persona, si dhe janë bërë (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të (4) personave. Prokuroria […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 8 aktakuza dhe ka ndaluar 2 persona Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur (53) aktakuza kundër (69) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë (7) persona, si dhe janë bërë (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar (2) persona për 48 orë.

Gjithashtu Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur (8) aktakuza kundër (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).