Policia tregohet e “pamëshirshme”, gjobit afër 300 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

13.11.2021

Policët janë shtuar në rrugë duke sugjeruar qytetarët të vendosin maska si dhe në disa raste edhe duke shqiptuar dënime. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës më 13 nëntor, në 24 orëshin paraprak janë shqiptuar 294 gjoba për shkelje të masave. Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur […]

Policia tregohet e “pamëshirshme”, gjobit afër 300 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policët janë shtuar në rrugë duke sugjeruar qytetarët të vendosin maska si dhe në disa raste edhe duke shqiptuar dënime.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës më 13 nëntor, në 24 orëshin paraprak janë shqiptuar 294 gjoba për shkelje të masave.

Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur janë duke ecur vetë në ambinte të hapura.

Autoritetet kanë thënë se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga COVID-19.

Ndryshe, në Kosovë fushata e vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon dhe sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi ofron mbrojten më të mirë kundër këtij virusi.