Për 24 orë 65 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku të shqiptuara dhe 22 persona të arrestuar

06.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 65 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 30 aksidente të tjera kanë […]

Për 24 orë 65 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku të shqiptuara dhe 22 persona të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 65 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 30 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1723 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.