Për 24 orë 48 aktakuza kundër 55 personave, për vepra të ndryshme penale

13.02.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar […]

Për 24 orë 48 aktakuza kundër 55 personave, për vepra të ndryshme penale Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të tre (3) personave, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Posedimi i narkotikëve” dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë15 – 1712 – 3//
Prizren10 – 131///
Pejë5 – 613 – 3//
Gjilan2 – 3/1 – 2//
Gjakovë4 – 421 – 2//
Mitrovicë7 – 7////
Ferizaj5 – 5////
Totali48 – 5557 – 10//

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve “ dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës “.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi i blerësve”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të tre (3) personave, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Posedimi i narkotikëve” dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli” Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Grabitja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut me lëndime të rënda trupore”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Armëmbajtje pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Kanosje”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.