Operacioni ‘Rripi i sigurisë’, Policia e Kosovës edhe sot aksion në tërë vendin

15.03.2021

Javën e kaluar Policia e Kosovës kishte filluar aksionin në gjithë vendin për të kontrolluar drejtuesit e automjeteve se a janë duke e vendosur rripin e sigurisë. Këto aksione janë zhvilluar në kuadër të projektit Roadpol, Rrjeti Evropian i Policimit të Rrugëve. Policia e Kosovës ka njoftuar se ky aksion ka filluar nga data 08 […]

Operacioni ‘Rripi i sigurisë’, Policia e Kosovës edhe sot aksion në tërë vendin Foto: Ilustrim

Javën e kaluar Policia e Kosovës kishte filluar aksionin në gjithë vendin për të kontrolluar drejtuesit e automjeteve se a janë duke e vendosur rripin e sigurisë.

Këto aksione janë zhvilluar në kuadër të projektit Roadpol, Rrjeti Evropian i Policimit të Rrugëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ky aksion ka filluar nga data 08 mars dhe do të vazhdojë edhe sot (15 mars).

“Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës me rastin e fillimit të këtij aktiviteti.

Policia e Kosovës ka theksuar se me veprimin e thjeshtë të vendosjes së rripit të sigurisë në mjetin tuaj, lëndimet e rënda dhe fatalitetet në përplasje mund të zvogëlohen në mënyrë dramatike.