Nuk respektuan masat anti-COVID, policia gjobit mbi 180 qytetarë

02.01.2022

Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 186 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19. Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia gjobit mbi 180 qytetarë Foto: Ilustrim

Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 186 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Kujtojmë se tashmë kanë hyrë në fuqi masat anti-COVID-19, ku është vazhduar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 00:00 deri në orën 05:00.

Po ashtu, sipas masave, mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme.