Një grua në Budakovë tentoi të vetëvritet duke pirë domestos

05.04.2021

Të dielën një grua në fshatin Budakovë të Suharekës ka tentuar t’i jap fund jetës së saj. Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se dje në fshatin Budakovë ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke konsumuar preparat pastrimi (Domestos). Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për […]

Një grua në Budakovë tentoi të vetëvritet duke pirë domestos Foto: Ilustrim

Të dielën një grua në fshatin Budakovë të Suharekës ka tentuar t’i jap fund jetës së saj.

Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se dje në fshatin Budakovë ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke konsumuar preparat pastrimi (Domestos).

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se dje (e dielë) rreth orës 11:10 një grua në fshatin Budakovë ka tentuar që të vetëvritet duke konsumuar Domestos.

Ai ka bër të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë nga familjarët e saj, ku edhe e ka marrë ndihmën e parë dhe më pastaj është nisur për në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa sipas mjekut kujdestar në QMKF-Suharekë gjendja shëndetësore e viktimës është stabile.

Osmanollaj ka thën se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, mirëpo nuk dihen motivet se përse ka ardhur deri tek tentimi për vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka treguar se rasti në polici është hapur si ”tentim vetëvrasje” dhe se i njëjti është duke u hetuar.