Nën ndikimin e alkoolit, vetaksidentohet një qytetar në Mushtisht

06.04.2021

Të hënën në fshatin Mushtisht është vetëaksidentuar një veturë. Dje rreth orës 15:40 në fshatin Mushtisht të Suharekës është vetaksidentuar një veturë, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se i aksidentuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, i njëjti nuk e ka […]

Nën ndikimin e alkoolit, vetaksidentohet një qytetar në Mushtisht Foto: Ilustrim

Të hënën në fshatin Mushtisht është vetëaksidentuar një veturë.

Dje rreth orës 15:40 në fshatin Mushtisht të Suharekës është vetaksidentuar një veturë, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se i aksidentuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, i njëjti nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rruges, ku edhe ka humbur kontrollin e veturës me ç’rast e ka goditur murin e një prone private.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmëve materiale, lëndime trupore ka marr drejtuesi i automjetit, i cili më pastaj është dërguar në emergjencën e Prizrenit për të marr tretmanin mjekësor.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar.