Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara nga policia për ata që nuk respektuan masat anti-COVID

20.09.2021

Numër i lartë i gjobave po shqiptohen ndaj qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat kundër COVID-19. Vetëm për një ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj 1 mijë e 446 qytetarëve. Kështu ka bërë të ditur policia nëpërmjet raportit 24 orësh. Ditëve të fundit, Policia në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë […]

Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara nga policia për ata që nuk respektuan masat anti-COVID Foto: Ilustrim

Numër i lartë i gjobave po shqiptohen ndaj qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat kundër COVID-19.

Vetëm për një ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj 1 mijë e 446 qytetarëve. Kështu ka bërë të ditur policia nëpërmjet raportit 24 orësh.

Ditëve të fundit, Policia në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë kanë intensifikuar veprimet e tyre në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të hapjes së pandemisë.

Kjo pasi që rastet e reja të infektimit me COVID-19, por edhe rastet e vdekjes kishin shënuar rritje të madhe.

Në 24 orët e fundit po ashtu Policia ka shqiptuar 1,117 tiketa trafiku ndaj shoferëve për mosrespektim të rregullave të trafikut.