Kreu 8 vjedhje në Budakovë, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

28.04.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 104 aktakuza kundër 126 personave, për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 11 persona si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se […]

Kreu 8 vjedhje në Budakovë, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 104 aktakuza kundër 126 personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 11 persona si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 4 aktakuza kundër 6 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.       
   
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.          

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.   
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.    
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 240 i KPRK-së” thuhet në njoftimin e prokurorisë.