Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin

31.12.2020

Rastet kur zyrtarët nëpër bankat e Kosovës apo qytetarët hasin në para të falsifikuara janë të shpeshta. E një rast i tillë është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline nga policia bëhet e ditur se një zyrtare e një banke me datë 16 dhjetor ka pranuar një kartëmonedhë në […]

Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin Foto: Ilustrim

Rastet kur zyrtarët nëpër bankat e Kosovës apo qytetarët hasin në para të falsifikuara janë të shpeshta.

E një rast i tillë është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline nga policia bëhet e ditur se një zyrtare e një banke me datë 16 dhjetor ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gjithashtu, bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar nga Policia.