Dy profesorë në Suharekë ngacmohen përmes rrjeteve sociale

06.02.2021

Të premtën në Policinë e Suharekës është raportuar se janë ngacmuar dy profesorë. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje (e premte) rreth orës 16:00 dy profesorë (meshkuj) të një shkolle në Suharekë kanë raportuar se deri sa kanë qenë duke mbajtur orë mësimore ata kanë pranuar mesazhe fyese përmes […]

Dy profesorë në Suharekë ngacmohen përmes rrjeteve sociale Foto: Ilustrim

Të premtën në Policinë e Suharekës është raportuar se janë ngacmuar dy profesorë.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje (e premte) rreth orës 16:00 dy profesorë (meshkuj) të një shkolle në Suharekë kanë raportuar se deri sa kanë qenë duke mbajtur orë mësimore ata kanë pranuar mesazhe fyese përmes rrjetit social ‘Instagram’.

Gjithashtu bëhet e ditur se mesazhet kanë ardhur nga dy faqe të panjohura në adresat e tyre.

Policia rastin në fjalë e ka cilësuar si ‘ngacmim’, mirëpo nuk kanë dhënë detaje se për cilën shkollë bëhet fjalë.