Djegia e veturës në Suharekë, Policia e Kosovës jep detaje

08.12.2020

Në rrugën Brigada 123 të Komunës së Suharekës, dje rreth orës 15:15, një person ka raportuar se i është djegur vetura e tij. Përveç veturës së ankuesit, Policia e Kosovës njofton se janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera, të cilat ishin të parkuara në afërsi të veturës së ankuesit. Sapo janë njoftuar njësitet përkatëse, […]

Djegia e veturës në Suharekë, Policia e Kosovës jep detaje Foto: Ilustrim

Në rrugën Brigada 123 të Komunës së Suharekës, dje rreth orës 15:15, një person ka raportuar se i është djegur vetura e tij.

Përveç veturës së ankuesit, Policia e Kosovës njofton se janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera, të cilat ishin të parkuara në afërsi të veturës së ankuesit.

Sapo janë njoftuar njësitet përkatëse, në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit e kanë shuar zjarrin.

Nga Policia njoftojnë se ende nuk dihet se çka ka qenë shkaktari për inicimin e zjarrit, por se dyshojnë se ka të bëjë me ndonjë defekt të veturës.

Rasti është duke u hetuar dhe nuk ka pasur persona të lënduar.