Brenda 24 ore u ndaluan për 48 orë 5 persona

09.03.2020

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, pesë persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur katër […]

Brenda 24 ore u ndaluan për 48 orë 5 persona Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, pesë persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë  persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale. Një person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, kurse një  person tjetër është ndaluar për veprën penale “Shmangia e tarifave doganore”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar një personi të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.