Brenda 24 ore 80 aksidente, një prej tyre me fatalitet, mbi 1500 tiketa trafiku e 18 të arrestuar

30.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të enjten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 80 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 30 aksidente kanë përfunduar me persona […]

Brenda 24 ore 80 aksidente, një prej tyre me fatalitet, mbi 1500 tiketa trafiku e 18 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të enjten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 80 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 30 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1574 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore kanë arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjerë janë në vuajtje të dënimit.