Brenda 24 ore 57 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 31 të arrestuar

11.09.2021

Edhe e premtja ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së premte në tërë […]

Brenda 24 ore 57 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 31 të arrestuar Foto: Ilustrim

Edhe e premtja ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar edhe 1,527 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Të premten poashtu janë arrestuar 31 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje dhe 11 të tjerë në vuajtje të dënimit.