Brenda 24 ore 51 aksidente, një prej tyre me fatalitet e mbi 1300 gjoba për kundërvajtje në trafik

12.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 24 aksidente kanë përfunduar me persona […]

Brenda 24 ore 51 aksidente, një prej tyre me fatalitet e mbi 1300 gjoba për kundërvajtje në trafik Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 24 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1334 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.