Brenda 24 ore 34 aksidente, 976 tiketa trafiku e 7 të arrestuar

09.03.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me të lënduar dhe 20 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 34 aksidente, 976 tiketa trafiku e 7 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me të lënduar dhe 20 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 976 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 7 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.