69 aksidente gjatë ditës së djeshme, një person humb jetën

19.12.2021

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 69 aksidente. Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 21 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 47 të tjera […]

69 aksidente gjatë ditës së djeshme, një person humb jetën Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 69 aksidente.

Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 21 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 47 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,162 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 10 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.