31 aksidente trafiku për 24 orë, një me fatalitet

15.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin tonë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku, prej tyre 9 kanë përfunduar me persona […]

31 aksidente trafiku për 24 orë, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin tonë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku, prej tyre 9 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku i cili ka ndodhur me datë 03 mars të këtij viti, ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

”Raportohet se me datë 14.03.2021 në QKUK –Prishtinë si pasojë e lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,253 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.