31.08.2019, 15:36

Suharekë: Shtatori fillon me këto temperatura

Në Suharekë nesër do të jetë mot me diell në Kosovë, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Dita e parë e muajit shtator do të vazhdojë me kushte të ngjashme meteorologjike. Muaji gusht u përmbyll me temperatura të larta dhe me deficit të reshjeve, përjashtuar rajonin e Pejës ku atje në intervale të shkurta kohe u regjistruan rekorde të reshjeve me mbi 80mm, derisa në pjesët tjera, sidomos në rrafshin e Kosovës nuk u regjistruan reshje të mjaftueshme, nga 25-30mm”, thotë IHMK.

Për nesër në Suharekë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Sot u mbajt puntoria për legalizimin e objekteve pa leje në Suharekë

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.