Suharekë: Moti për sot dhe ditët në vijim

22.08.2019

Në Komunën e Suharekës do të vazhdojë mot i nxehtë edhe ditëve në vijim. Nga fundjava mundësi për reshje lokale shiu. Vala e të nxehtit nga Afrika veriore do të vazhdojë të kushtëzojë mot të nxehtë mbi rajonin tonë edhe gjatë ditëve në vijim, megjithëse gradualisht do të humbas intenzitetin që e kishte ditëve të […]

Suharekë: Moti për sot dhe ditët në vijim Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës do të vazhdojë mot i nxehtë edhe ditëve në vijim. Nga fundjava mundësi për reshje lokale shiu.

Vala e të nxehtit nga Afrika veriore do të vazhdojë të kushtëzojë mot të nxehtë mbi rajonin tonë edhe gjatë ditëve në vijim, megjithëse gradualisht do të humbas intenzitetin që e kishte ditëve të fundit.

Nga fundjava një lug barik, do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, që mund të sjell mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

22.08 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell, temperaturat do të lëvizin nga 26°C deri në 32°C,
23.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët, temperaturat do të lëvizin nga 20°C deri në 32°C,
24.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransira lokale, temperaturat do të lëvizin nga 20°C deri në 31°C,
25.08-26.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima, temperaturat për datën 25 gusht pritet të lëvizin nga 22°C deri në 32°C, ndërsa për datën 26 gusht temperaturat pritet të jenë nga 22°C deri në 33°C.

Temperaturat e ajrit do të mbesin të larta mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 34C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-10m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.