Suharekë: Bëhen homazhe dhe nderime dëshmorëve

17.02.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, stafi udhëheqës i Komunës dhe delegacione të ndryshme në 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te Parku i dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit, po ashtu edhe tek shtatorët e dëshmorëve, dhe lapidarëve. Kurorat u […]

Suharekë: Bëhen homazhe dhe nderime dëshmorëve Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, stafi udhëheqës i Komunës dhe delegacione të ndryshme në 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te Parku i dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit, po ashtu edhe tek shtatorët e dëshmorëve, dhe lapidarëve.

Kurorat u vendosen edhe tek, shtatorja e Besim Ndrecaj, Fadil Vataj, deshmorit Kenan Halimi, te shtatorja e ish kryetarit të komunës Ukë Bytyçi, lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës, te varri i Komandant Gurit, te varret e dëshmorëve në shpatijet e Carralevës dhe te vendi ku janë vrarë gazetarët gjerman Gabriel Gryner, Volker Kramer dhe përkthyesi Shenoll Aliti.

Homazhet ishin një aktivitet i agjendës të Pavarsisë së Kosovës, nga Komuna e Suharekës