Nxënësit e SHMT “Skënder Luarasi” trajnohen me qarqe dhe programim në elektronikë

24.05.2019

FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova, gjatë muajve të kaluar ka qëndruar në Suharekë me qëllim të zhvillimit të eksperimenteve me qarqe dhe programim në elektronikë. Siç bëhet e ditur në njoftim, pjesëmarrës në këtë trajnim ishin nxënësit e shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në komunën e Suharekës. Më këtë rast, Ministria e […]

Nxënësit e SHMT “Skënder Luarasi” trajnohen me qarqe dhe programim në elektronikë Foto: Ilustrim

FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova, gjatë muajve të kaluar ka qëndruar në Suharekë me qëllim të zhvillimit të eksperimenteve me qarqe dhe programim në elektronikë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, pjesëmarrës në këtë trajnim ishin nxënësit e shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në komunën e Suharekës.

Më këtë rast, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë i ofruan mbështetjen e nevojshme nxënësve, profesorëve si dhe FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova.

Përveç shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, pjesë e ktij trajnimi ishin edhe Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “11 Marsi – Prizren”.

Ky trajnim më saktësisht ishte i bazuar në mikrokontrollorin Arduino.