Në Suharekë mbahet sesioni informues lidhur me grantet bujqësore

15.03.2019

Sot është mbajtur takimi i “sesionit informues” lidhur me grantet për fermerë të Komunës së Suharekës, njofton Komuna e Suharekës. Takimin e ka hapur drejtori i Bujqësisë z.Xhevxhet Gashi, i cili e ka përshëndetur takimin dhe i ka falënderuar fermerët pjesmarrës. Ai i ka uruar suksese të gjithë fermerëve dhe i ka njoftuar se Drejtoria […]

Në Suharekë mbahet sesioni informues lidhur me grantet bujqësore Foto: Ilustrim

Sot është mbajtur takimi i “sesionit informues” lidhur me grantet për fermerë të Komunës së Suharekës, njofton Komuna e Suharekës.

Takimin e ka hapur drejtori i Bujqësisë z.Xhevxhet Gashi, i cili e ka përshëndetur takimin dhe i ka falënderuar fermerët pjesmarrës.

Ai i ka uruar suksese të gjithë fermerëve dhe i ka njoftuar se Drejtoria e Bujqësisë do t’i ndihmoj fermerët në rast vështirësie gjatë përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për konkurim lidhur me këto grante.

Përfaqësuesi nga AZHR-ja, ka njoftuar se arsyeja e këtij organizimi është informimi i aplikantëve potencial rreth thirrjes për propozime të Zyrës së BE-së në Kosovë “Skema e Granteve për Përkrahjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.

Ata kanë informuar fermerët se bashkëfinancimi i kërkuar është minimum 35% deri në 50%.

Pjesëmarrës i këtij takimi ka qenë edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, i cili është informuar nga afër lidhur me këto grante.