Moti sot në Suharekë, ja si priten të jenë temperaturat

17.10.2019

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Si rezultat i amplitudave në fushat termike, gjatë orëve të para të ditës do të ketë kushte për krijimin e mjegullës së radiacionit apo rrezatimit tokësor. Temperaturat minimale parashihen […]

Moti sot në Suharekë, ja si priten të jenë temperaturat Foto: Beautiful Autumn Background with Autumn Red Leaves and Sun Beam on Background. Autumn Seasonal Concept Horizontal Copy Space

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme meteorologjike.

Kjo situatë vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Si rezultat i amplitudave në fushat termike, gjatë orëve të para të ditës do të ketë kushte për krijimin e mjegullës së radiacionit apo rrezatimit tokësor.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.             

Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do t’i regjistrojë vlerat në kufijtë e normales.

Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare.