Moti në Suharekë

14.07.2019

Dita e sotme do të shënojë rënie të ndjeshme të temperaturave. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët, deri mesatar. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë […]

Moti në Suharekë Foto: Ilustrim

Dita e sotme do të shënojë rënie të ndjeshme të temperaturave. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët, deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.