Kryetari Muharremaj takim me të rinjtë dhe artistët e Suharekës

17.06.2019

Sot Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, takoi të rinjtë dhe artistët e Suharekës duke biseduar për projektetet që do të gjejnë përkrahje nga Komuna e Suharekës. Kryetari Muharremaj premtoi se së bashku do të punojmë që ta realizojmë ëndrrën tonë, duke e bërë një qytet që e respekton të kaluarën. “Sot kemi zhvilluar një takim […]

Kryetari Muharremaj takim me të rinjtë dhe artistët e Suharekës Foto: Ilustrim

Sot Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, takoi të rinjtë dhe artistët e Suharekës duke biseduar për projektetet që do të gjejnë përkrahje nga Komuna e Suharekës.

Kryetari Muharremaj premtoi se së bashku do të punojmë që ta realizojmë ëndrrën tonë, duke e bërë një qytet që e respekton të kaluarën.

“Sot kemi zhvilluar një takim me Kuvendin e të rinjëve, me artistët dhe të tjerë, ku kemi debatuar për projektet e ardhshme të cilat do të gjejnë përkrahje”, shkruan Muharremaj në Facebook.

Po ashtu ai shkroi se: “Bashkë do të punojmë ta realizojmë ëndrrën tonë, për një qytet që e respekton të kaluarën dhe integrohet në të ardhmen”.