Fillon ndërtimi i rrugës “Shqiptari” në Studençan

16.07.2019

Rruga “Shqiptari” në Studençan, sot ka filluar të ndërtohet. Në fshatin Studençan sot ka filluar të ndërtohet rruga “Shqiptari, rrugë e cila lidhet edhe me fshatin Samadrexhë, e gjithashtu ka qasje edhe në rrugën kryesore, regjionle Suharekë-Rahovec. Për t’i parë punimet në këtë zonë, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, së bashku […]

Fillon ndërtimi i rrugës “Shqiptari” në Studençan Foto: Ilustrim

Rruga “Shqiptari” në Studençan, sot ka filluar të ndërtohet. Në fshatin Studençan sot ka filluar të ndërtohet rruga “Shqiptari, rrugë e cila lidhet edhe me fshatin Samadrexhë, e gjithashtu ka qasje edhe në rrugën kryesore, regjionle Suharekë-Rahovec.

Për t’i parë punimet në këtë zonë, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, së bashku me vartësit e tij.

Ku Muharremaj u shpreh se ka qenë më se e nevojshme ndërtimi i kësaj rruge dhe se obligimi i tij është shërbimi ndaj qytetarëve dhe mekanizmi i kësaj është vetëm puna.

“Punën e vazhdojmë në fshatin Studençan tek Rruga “Shqiptari”, e cila ka qenë nevojë e kahmotshme që të ndërtohet”.

“Kjo rrugë e lidhë fshatin Studençan me Samadrexhen dhe po ashtu kjo rrugë ka qasje në rrugën regjionale Suharekë-Rahovec”
“Obligimi ynë gjithmonë është shërbimi ndaj qytetarëve dhe mekanizmi i kësaj është vetëm puna”, ka thënë në fund, kryetari Muharremaj.