Bashkatdhetari vjen nga Zvicrra për ta falënderuar kryetarin Muharremaj

03.10.2019

Beçir Aliaj nga Sallagrazhda e Suharekës, i cili punon dhe jeton në Zvicërr, ka ardhur sot enkas për të falënderuar kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj për punën e mirë që po e bënë dhe për të gjitha kontributet që i ka bërë për fshatin e tij dhe për banorët e këtij fshati. “Zotëri […]

Bashkatdhetari vjen nga Zvicrra për ta falënderuar kryetarin Muharremaj Foto: Ilustrim

Beçir Aliaj nga Sallagrazhda e Suharekës, i cili punon dhe jeton në Zvicërr, ka ardhur sot enkas për të falënderuar kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj për punën e mirë që po e bënë dhe për të gjitha kontributet që i ka bërë për fshatin e tij dhe për banorët e këtij fshati.


“Zotëri kryetar, të jam falënderues për çdo gjë që ke bërë në fshatin tim, për ambulancën e fshatit që me ardhjen tuaj në detyrë po funksionon si duhet, për rregullimin e rrugës që lidh fshatin tonë me fshatin Gjinoc, për rregullimin e parkut të fshatit, për rregullimin e hapsirave gjelbëruese dhe për të gjitha të mirat që ke bërë. Fëmijët e mi tani po kërkojnë që më shpesh të vijnë në vendlindje”


Kryetari Muharremaj, ishte shumë modest dhe u shpreh se unë angazhohem dhe punojë për të gjithë banorët e Komunës, pavarësisht orientimit të tyre.

“Do të vazhdojë të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve”, u shpreh Muharremaj.