20 fermerë nga Suhareka përfitojnë grande nga Agjencioni Austriak

28.02.2019

Gjatë ditës së sotme Projekti Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës Faza e 2-të , financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe implementuar nga Fondi për Zhvillim Lokal, mbajti një takim informues me fermerët përfitues të thirrjes së tretë për aplikim. Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 88 aplikues nga të cilët janë përzgjedhur […]

20 fermerë nga Suhareka përfitojnë grande nga Agjencioni Austriak Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme Projekti Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës Faza e 2-të , financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe implementuar nga Fondi për Zhvillim Lokal, mbajti një takim informues me fermerët përfitues të thirrjes së tretë për aplikim.

Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 88 aplikues nga të cilët janë përzgjedhur 20 si përfitues. Shuma e grantit të dhënë nga donatori në bashkëpunim me Komunën Suharekë është 136,341.00 € plus kontributi i përfituesve tek ata për here të parë 20% ndërsa tek përfituesit e përsëritur 40 %.

Në vazhdim projekti do të vazhdojë më procedurat e implementimit si dhe mbështetjen e fermerëve në aspektin teknik të realizimit të projekteve. Gjithashtu në ketë postim gjeni edhe listën e përfituesve.

Fondi për Zhvillim Lokal i uron suksese përfituesve të thirrjes së 3-të si dhe falënderon donatorët Agjencionin Austrak për Zhvillim dhe Komunën Suharekë për bashkëpunimin e deritashëm.