Publikoi fotografitë e një vajze në Telegram dhe WhatsApp, arrestohet 19-vjeçari në Gjilan

06.02.2024

Një 19-vjeçar në Gjilan është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fotografimi apo incizimet e tjera të paautorizuara”.

Publikoi fotografitë e një vajze në Telegram dhe WhatsApp, arrestohet 19-vjeçari në Gjilan Foto: Ilustrim

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në ditët e para të janarit dhe viktimë është një vajzë 26-vjeçare, fotografitë e së cilës dyshohet se janë shfrytëzuar nga i dyshuari përmes rrjeteve sociale Telegram dhe WhatsApp.

Pas denoncimit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë të caktohet masa për sigurimin e të pandehurit.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, për këtë rast ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara’, nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Me urdhër të prokurorit i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, ka thënë Xheladini. /Telegrafi/

.