Vjedhi 6000 euro në pikë të ditës në Suharekë, kërkohet i dyshuari

08.02.2024

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Suharekë  është duke zhvilluar hetime lidhur me
veprën “Vjedhje e rëndë”.

Vjedhi 6000 euro në pikë të ditës në Suharekë, kërkohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Me datë 14.12.2023 rreth orës 12:00 ne Rr. Mulla Nura në Suhareke në Lokalin ,,Halili Agentur,,
nga persona të pa njohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë, sendet e vjedhura arrijnë vlerën
6000 euro.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri
tani nuk është  rezultuar në identifikim i tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në
pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në
mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në
ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din
diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë, në numrin
192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.