Policia ndalon një automjet të dyshuar në Vermicë, pasagjerit i gjendet drogë e fshehur në trup

28.01.2024

Policia e  Kosovës ka njoftuar se kanë ndaluar një automjet me targa të huaja në Vërmicë.

Policia ndalon një automjet të dyshuar në Vermicë, pasagjerit i gjendet drogë e fshehur në trup Foto: Ilustrim

Gjatë kontrollit, pasagjerit në pjesët intime i është gjetur një qese me marihuanë, me peshë 24.07 gramë.

I dyshuari, G.I., e ka pranuar se është e tij dhe e ka pranuar se është konsumues i kësaj substance.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit.