Policia: Dje arrestuam 16 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale

26.02.2024

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.

Policia: Dje arrestuam 16 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale Foto: Ilustrim

Arrestimet janë kryer në raste të ndara dhe në të gjitha rajonet e vendit.

Me urdhër të prokurorit, 12 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa katër janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës gjithashtu në 24 orët e fundit gjobiti 1745 persona për kundëvajtje.