Një burrë nga Malisheva raportoi se është dhunuar, pas ekzaminimit del se ka gënjyer

17.03.2024

Të shtunën në Stacionin Policor në Malishevë një person ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Një burrë nga Malisheva raportoi se është dhunuar, pas ekzaminimit del se ka gënjyer Foto: Ilustrim

“Me datën 16.03.2024 në Stacionin Policor në Malishevë viktima (tani i dyshuar) mashkull kosovar, i lindur në vitin 1999, ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit “viktima” është dërguar  për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si rast dhunimi.

Lidhur me rastin, hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas së cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtet.

Pas marrjes së këtyre veprimeve hetimore, vërtetimit të gjendjes faktike dhe intervistimit tani të të dyshuarit (i cili ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pa vërtet), në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është ri-kualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.