Mbi 1,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit, regjistrohen 62 aksidente

22.12.2025

Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit mbetet një ndër arsyet kryesore të aksidenteve të shumta në vend, ndërsa një nga mënyrat më efikase për parandalimin e tyre është shqiptuar gjobave ndaj shkelësve të ligjit.

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve, arrestimeve dhe gjobave të shqiptuara në trafik.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Për të garantuar zbatimin e rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,531 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit, duke vazhduar kontrollet intensive në rrugët e vendit.

Gjithashtu, gjatë këtij periudhe janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët për respektim rigoroz të rregullave të trafikut, si masë kryesore për sigurimin e jetës së tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.