Ishte dënuar me burgim për shkak të bashkëjetesës me një të mitur – policia vë në pranga gjilanasin

12.02.2024

Policia e Kosovës në Gjilan, ka njoftuar se të dielën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D.

Ishte dënuar me burgim për shkak të bashkëjetesës me një të mitur – policia vë në pranga gjilanasin Foto: Ilustrim

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.