I riu në Gjilan kapet me 11 kg drogë, duke tentuar të ikë godet një polic me veturë

31.01.2024

Një person është arrestuar dje në fshatin Llovcë të Gjilanit, pasi i njëjti është kapur me 11 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I riu në Gjilan kapet me 11 kg drogë, duke tentuar të ikë godet një polic me veturë Foto: Ilustrim

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se njësia patrulluese e Policisë Kufitare në Gjilan, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta të veturës që po drejtohej nga i dyshuari. I njëjti posa ka vërejtur zyrtarët policorë, ka tentuar të shmanget, me ç’rast ka goditur njërin prej policëve.

Policia e Kosovës, konkretisht njësia patrulluese e Policisë Kufitare në Gjilan, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, më datën 30.01.2024, rreth orës 14:30 gjatë patrullimit rutinë në fshatin Llovcë, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një veture VË ngjyrë hiri me targa vendore.

Vetura me të vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej zyrtarëve policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Nga zyrtarët e njësisë kufitare është arritur të ndalohet vetura, të cilën e ngiste i dyshuari E.A., m/k (viti I lindjes 2001). Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 11 kg“, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë, teksa është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar, mirëpo i njëjti s’është arrestuar ende.

Me urdhër të prokurorit, 22-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.