Goditet nga vetura një person në Prishtinë

16.02.2024

Një person është goditur nga një automjet para pak minutave afër Fakultetit Filologjik, rruga që të dërgon te ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Goditet nga vetura një person në Prishtinë Foto: Police yellow line on traffic accident

Lexuesit kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku viktima shihet i shtrirë në rrugë.

Ende nuk dihet nëse personi i goditur ka shenja jete.

Mirëpo për rastin është njoftuar policia dhe ekipi mjekësor.