Gjobë 200 euro ndaj shoferit, drejtoi automjetin me regjistrimi të skaduar

18.04.2024

Policia Rrugore nga rajoni i Ferizajt ka ndaluar një automjet në në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinës në fshatin Babush i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020.

Gjobë 200 euro ndaj shoferit, drejtoi automjetin me regjistrimi të skaduar Foto: Ilustrim

 Ndaj 44 vjeçarit, policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro dhe ia konfiskoi veturën.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit, ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.