Ferizaj, dyshohet se dy djem 13-vjeçar u sulmuan seksualisht nga dy burra
Një lajm tronditës ka dridhur qytetin e Ferizajt, pasi një kosovar ka raportuar në polici se dyshon se dy persona kanë kryer një sulm seksual ndaj dy të miturve meshkuj.
Sipas raportit policor, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj, të shtunën rreth orës 17:00. Viktimat e janë të dy të mitur dhe me kombësi kosovare.
Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore relevante kanë ndërmarrë veprime intensive për zbardhjen e rastit. Gjatë hetimeve, policia ka arritur të identifikojë njërin nga personat e dyshuar për këtë vepër penale të rëndë.
Ndërsa Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për dy djem 13-vjeçarë, që po dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga dy persona, të moshës madhore, njëri prej të cilëve është identifikuar.
Rasti është denoncuar nga prindi i njërit prej të miturve, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar se i biri dhe shoku i tij kanë qenë viktima të dy burrave që dyshohet se abuzuan me ta.