Arrestohet një person që ishte në kërkim policor

28.03.2024

Është arrestuar një prerson që ishte i kërkuar me urdhëresë të  Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:  ‘‘ Lēndim trupor”  me dënim burgimi prej trembëdhjetë (13 ) muajve.

Arrestohet një person që ishte në kërkim policor Foto: Ilustrim

Bëhet djalë për Sh.B., i moshës 38 vjeçare.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 21:15 policët e stacionit në Ferizaj të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.B ( M/K) i moshës 38 vjeçar. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të  Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:  ‘‘ Lēndim trupor”  me dënim burgimi prej trembëdhjetë (13 ) muajve. Pas kompletimit të dokomuntacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.