Arrestohet menaxheri i një kompanie në Ferizaj – përfitoi 35 mijë euro në mënyrë të paligjshme

03.04.2024

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se pas pranimit te informatës mbi dyshimin se një person ka bere përfitim personal ne mënyrë te paligjshme, ka filluar hetimet intensive lidhur me personin e dyshuar.

Arrestohet menaxheri i një kompanie në Ferizaj – përfitoi 35 mijë euro në mënyrë të paligjshme Foto: Ilustrim

“Pas veprimeve hetimore është vërtetuar, se personi i dyshuar E.Q ( viti i lindjes 2000) m/k., me pozitë menaxher në një kompani private, në periudhën Janar-Mars 2024 kishte arritur që përmes fakturave dhe klientëve fiktiv, për vete të përfitoj një shumë të hollash në vlerë 35 mijë euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozite”, thuhet në njoftim.

Më këto veprime, i dyshuari E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“ nga neni 284 i KPRK-së.

“Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Kryeprokurorin e PTHF, dhe sot, me datë 03.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit E.Q., i cili është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.

Policia e Kosovës ka shtuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.