Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda barnatores

26.02.2024

Një veturë është aksidentuar sot në Suharekë, duke përfunduar në hapësirat e barnatores.

Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda barnatores Foto: Ilustrim

Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga aksidenti, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, ku 9 prej tyre ishin me persona të lënduar.