Suhareka sot, me një (o)pozitë (de)konstruktive!

14.07.2019

Herolind Bytyçi – satirist Që nga koha e ish-regjimit jugosllav Komuna e Suharekës kishte filluar që të karakterizohej si një qytezë e vogël por që kishte dhe ofronte potencial për zhvillimin ekonomik, thuhet jo vetëm të Suharekës por edhe të ish-Jugosllavisë, flitet për kohën e Bajram Bytyqit. Për të mos gërryer dhe gjurmuar statistika e […]

Suhareka sot, me një (o)pozitë (de)konstruktive! Foto: Ilustrim

Herolind Bytyçi – satirist

Që nga koha e ish-regjimit jugosllav Komuna e Suharekës kishte filluar që të karakterizohej si një qytezë e vogël por që kishte dhe ofronte potencial për zhvillimin ekonomik, thuhet jo vetëm të Suharekës por edhe të ish-Jugosllavisë, flitet për kohën e Bajram Bytyqit.

Për të mos gërryer dhe gjurmuar statistika e statistika se cilët kanë qenë faktorët që këtë qytezë e kishin bërë si një ndër vendet që shumë mërgimtarë asokohe kishin vendosur të kthehen nga vendet e perëndimit për tu punësuar këtu, thënë thjeshtë PUNA.

Fatkeqësisht për qytetarët dhe siç duket “fatmirësisht” për politikën e pasluftës sot është e kundërta! Pse po e them fatmirësisht?!

Politikat ekonomike dhe sociale të udhëheqëve që nga niveli qendror e deri në ato lokale, përfshirë edhe partitë opozitare lënë të nënkuptojnë se në njërën mënyrë apo tjetrën numri i atyre që ikin nga Kosova është numri i votuesve që janë të pakënaqur dhe rrjedhimisht votat e tyre nuk do të zbehnin rezultatet në zgjedhje. Si pasojë e kësaj shumica dërmuese e votuesve do të ishin ata që janë të “kënaqur” apo të “rahatuar” në vende pune.

Pothuajse shumica e atyre që kanë braktisur Kosovën kanë qenë pjesë e shtresës së mesme, shtresë kjo që zakonisht kanë ngritur zërin dhe kanë qenë ata që kanë diktuar rezultatet zgjedhore dhe të cilët nuk kanë mundur që të gjejnë veten në vendlindje, jo për shkakun se nuk dëshirojnë të punojnë, por botërisht po dihet se ose duhet të jetë anëtarë i ndonjë partie ose të ketë familjar në parti. E këtë shtresë medoemos politika po tenton që ta dërgon në shtresë të varfër!

Në ditët e sotme në Komunën e Suharekës në bazë të shifrave zyrtare të entit të punësimit thuhet se 3159 persona janë lajmëruar të papunë, duke mos llogaritur qytetarët e tjerë të cilët qoftë për arsye personale, zakonore apo edhe të tjera nuk janë lajmëruar në zyret përkatës por që në fakt janë të papunë.

Kujtojmë një fakt nga zgjedhjet e fundit lokale dhe lëvizjet partiake në Komunën e Suharekës se ulëset e asambleistëve në bazë të partive qëndron kështu: LDK(9), AAK(8), PDK(7), NISMA(3), VV(1), PSD(1)  dhe TE PAVARUR (3).  Nga kjo renditje dhe sidomos duke mos e harruar edhe kryetarin e Komunës së Suharekës do shtroja këto pyetje:
1. Cilët nga ju keni në tavolinën tuaj emrat e punëkërkuesve dhe të dhënat se çfarë moshe janë e çfarë shkollimi kanë përfunduar (nëse kanë përfunduar)?
2. Cilët nga ju keni marrë guximin që ti ftoni dhe të informoheni me gjendjen dhe kërkesat e tyre?
3. Cilët nga ju qoftë individualisht apo edhe si grup keni bërë të pamundurën që të punësoni ndonjërin nga ta nga bizneset që ju ose familjar tuaj drejtojnë?

Komenti i parë që do të merrja do të ishte: Ne nuk jemi në pushtet…(mthae t’thash)… Për një moment po i bëjmë vetes qejfin, ju keni të drejtë dhe se kryetari na paska dështuar si në shumë sfera të tjera ashtu edhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe deri te kjo pikë besoj që po dakordohemi.

Atëherë na tregoni ju, jo kryetarit dhe partisë së tij(po e mendojmë që ata nuk ekzistojnë) po neve qytetarëve se si është të merresh me problemet e qytetarëve, konretisht të hapni vende të reja të punës, na jepni mundësinë që të besojmë se ka edhe më mirë se kjo, që ju të paktën jeni shpresë për ne, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme ti presim nën ethe me padurim që të ju votojmë. Por jo! Të krijosh një opozitarizëm me llojet e luleve dhe se sa shiten “pipat” e tyre, se sa herë shtypet asfalti, e të flasësh për arsim me një mal gabimesh drejtshkrimore, sma ha mendja për dy arsye:
1. Ne këtu jetojmë dhe se reagimet që ju i bëni i shohim para juve, kemi kohën e botës se jemi të papunë,
2. Të paktën kryetari po i publikon para juve dhe atë me rezolucion edhe më të mirë.

Por të gjitha këto nuk ja largojnë aspak barrën kryetarit dhe qeverisjes së tij, pa asnjë dilemë. Përndryshe qeverisja aktuale duhet të krijojë frymë të mirëfilltë dhe më me rëndësi partneritete publiko-private, thënë shkurt ne bëjmë të pamundurën që ju si biznese të siguroni tregun për produktet/shërbimet tuaja dhe ligji na lejon të ju mbështesim me këtë formë(financiare, lehtësuese, donacione, grante) nëse ju jeni për punësimin e të rinjëve, tek e fundit faturën e paguan secili në zgjedhje.

Prapë së bashku me qeverisjen aktuale po ju vendosim në një tabor (përkohësisht sa për të bërë disa pyetje) dhe për këtë “fakt” po ju pyes:

  1. Cilët nga ju e dini se sa biznese operojnë në Komunën e Suharekës?
  2. Cilët nga ju keni vizituar bizneset (jo ato të familjarëve dhe shokëve të idealit, jo ato ku luksi shërbehet qysh në gotën e parë) por ato mikro dhe mini biznese?
  3. Cilët nga ju jeni të informuar se cilat janë sfidat e të bërit biznes në Komunën tonë?

Për fund pasi që e fillova me Bajram Bytyqin me të po e përmbyllë, thojnë, nuk e di, ama thojnë se në kohën e tij Suhareka dhe të punuarit në Ballkan ishte më mirë se në Zvicër. E Ballkani, po e dini si ka përfundu!