Zekiqi i Golden Eagle Yllit: Atmosferë e mirë në ekip dhe qytet, tani duam Kupën

08.02.2020

Një nga skuadrat që ka bërë debutime të shkëlqyeshme në këtë edicion në basketbollin e Kosovës është Golden Eagle Ylli. Skuadra therandase ka zhvilluar ndeshje shumë të mira në elitën e basketbollit, kurse tani është përqendruar në garat e Kupës që fillojnë të martën në qytetin e Rahovecit. Therandasit do të përballen me Sigal Prishtinën […]

Zekiqi i Golden Eagle Yllit: Atmosferë e mirë në ekip dhe qytet, tani duam Kupën Foto: Samir Zekiqi

Një nga skuadrat që ka bërë debutime të shkëlqyeshme në këtë edicion në basketbollin e Kosovës është Golden Eagle Ylli.

Skuadra therandase ka zhvilluar ndeshje shumë të mira në elitën e basketbollit, kurse tani është përqendruar në garat e Kupës që fillojnë të martën në qytetin e Rahovecit.

Therandasit do të përballen me Sigal Prishtinën në çerekfinale të Final 8, që është fituese e fundit e Kupës.

Një nga lojtarët që ka shkëlqyer te Ylli në këtë edicion është Samir Zekiqi. basketbollisti i Kosovës ka folur për synimet në garat e Kupës.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht për garat e Kupës. Synimet tona janë gjithmonë që të fitojmë, sepse e kemi cilësinë. Gjithashtu atmosfera në skuadër dhe në qytetin e Therandës është e mrekullueshme. Kemi trajnerin më të mirë në ligë dhe do të luftojmë deri në fund, që të fitojmë dy trofetë e basketbollit kosovar”, është shprehur Zekiqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshjet e para të Final 8 zhvillohen nga 11 shkurti, derisa finalet në të dy konkurrencat do të zhvillohen më 15 shkurt.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 i Kupës do të mbahet në qytetin e Rahovecit.