Zbulohet koha kur Real Madridi do ta njoftojë nënshkrimin e Mbappes

26.03.2024

Mediat spanjolle kanë zbuluar kohën kur Real Madridi pritet të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Zbulohet koha kur Real Madridi do ta njoftojë nënshkrimin e Mbappes Foto: Ilustrim

Sulmuesi francez do t’i bashkohet Real Madridit si transferim i lirë, duke e lënë Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës.

Sipas mediumit Relevo, marrëveshja që sjell Mbappen në Real Madrid është kryer tashmë dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Mbappe nuk ka nënshkruar kontratën me klubin mbretëror, por burime në Santiago Bernabeu thonë se gjithçka është dakorduar mes palëve.

Ky burim i mediumit shton se francezi pritet të njoftohet si lojtar i ri i Los Blancos para Euro 2024. Nuk është dhënë një datë e saktë e njoftimit, por pritet të ndodhë në fund të sezonit.

Megjithatë, pretendohet se njoftimi mund të ndodhë edhe më herët se kaq, para përfundimit të sezonit.

Ndryshe, Mbappe do të jetë lojtari më i paguar në klub, duke kaluar Vinicius Jr dhe Jude Bellingham, të cilët fitojnë nga 12 milionë euro neto në vit.